Shfuqizohet testimi ekstern

Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar në këto momente me 64 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” Propozim-ligjn për ndryshimin e Ligjit për arsim me procedurë të shkurtuar ku parasheh shfuqizimin e testimit ekstern për shkollat fillore dhe ato të mesme. Testimi nuk vlen më nga dita e hënë.

Kurse më herët deputetët votuan edhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Gjegjësisht ndryshimin e nenit ku thuhet, se zgjedhjet lokale të mbahen në gjysmën e parë të tetorit, me çka nënkupton se zgjedhjet lokale do të shtyhen.