Shikoni se çfarë i ndodh një femre nëse nuk depilohet për 1 vit

Bloggerja e fitnessit Morgan Mikenas kursen ndoshta shumë para dhe me siguri që ka më tepër kohë të lirë se të tjerat. Pse? Me qëllim promovimin e bukurisë natyrore, ajo nuk i ka rruar këmbët prej një viti dhe ja tek janë rezultatet.

“Nuk po përpiqem të bëj njerëzimin që mos t’i rruajë më këmbët e sqetullat”, thotë Morgan në një klip të publikuar në Youtube.

“Dua vetëm të frymëzoj të tjerët të bëjnë atë që funksionon për ta, që i bën të ndihen mirë”.

Duke dhënë kohën e harxhuar si arsyen kryesore pas vendimit për të mos i hequr më qimet trupore, ajo thotë edhe se i la të rriten pasi është ngacmuar shumë në orën e fizkulturës kur ishte 11-12 vjeç, ngaqë i kishte këmbët me qime. Ajo vendosi të përqafonte bukurinë natyrore në vend që të bënte atë çka shoqëria pret prej saj.

“Dua që askush të mos ndihet i turpëruar nga vetja”, thotë. “Nuk më duket e drejtë që njerëzit duhet t’i përshtaten kësaj norme kulturore. Thjesht bëni atë që ju bën të ndiheni mirë”.

Ndoshta jo të gjithë janë dakord ta bëjnë këtë, por Morgan meriton vlerësim që e mbron atë çka beson