Shikoni se si makina hedh në ajër këmbësorin tek Komuna e Parisit (Video)

Një tjetër aksident është shënuar sot në Tiranë, ku një makinë ka hedhur në ajër një burrë tek Komuna e Parisit.

Një video e publikuar nga JOQ tregon një aksident shokues që ka ndodhur dje pranë kryqëzimit të Komunës së Parisit në Tiranë, ku një makinë vjen me shpejtësi të lartë për një zonë të banuar dhe përplas një këmbësor duke e hedhur në ajër.

Fatmirësisht kalimtari që duke një burrë në moshë i mbijetoi goditjes. Edhe sot një aksident tjetër ndodhi në kryeqytet në kryqëzimin e Laprakës, ku humbi jetën një kalimtare 58-vjeçare.