Shikoni si duket Xhensila Myrtezaj si nuse (VIDEO)

Në Pallatin e Brigadave këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe aktori Besart Kallaku tashmë po mbajnë ceremoninë e martesës.
Xhensila u shfaq në ceremoni më e mrekullueshme se kurrë dhe me një fustan të jashtëzakonshëm që askush s’e priste.
Në ngjyrën klasike të bardhë, super voluminoz, me një bisht aq të gjatë sa duheshin dy njerëz për ta mbajtur, Xhensila Myrtezaj ia besoi gjithë madhështinë fustanit, duke zgjedhur t’i mbante flokët të lëshuar.
Ama deri tani nuk kishte dalë asnjë fotografi e Xhensilës nga afër.
Por makeup-istja që është kujdesur për të Sellma ka hedhur një video ku duket shumë mirë si është looku i Xhensilës sot.