Shikoni si kendon live Ivica Daçiç për nder të Erdoganit këngën e ‘Osman Agës’

Një nga mediat oponente në Serbi sic është Kurir me orjentim nacionalist dhe kundër qeverisë së Aleksandar Vucic, e cila ka bërë objekt talljeje ministrin e jashtëm serb, Ivica Dacic.

Ky i fundit ka kënduar këngën e Osman Agait për nder të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan i cili gjendet në Sërbi për një vizitë dy ditore i shoqëruar nga 300 biznesmenë turk që kanë premisa të investojnë në këtë vend.

Sipas Kurir i cili ironizon Dacic, ky i fundit ndonëse nuk di anglisht, di të këndojë shumë mirë turqisht. Në darkën e shtruar para tre orëve për nder të presidentit Erdogan në Pallatin e Gardës në Beograd, ministri i jashtëm Ivica Dacic, ka marrë mikrofonin duke kënduar.

Në sallë pllakosi hareja teksa Dacic këndonte këngën turke të Osman Agait e ndërsa Erdogan në krye të tryezës vetëm duartrokiste nën ritmin e muzikës. Ndërsa presidenti sërb Aleksandar Vucic, u shkri nga të qeshurit nga teksa këndonte Dacic.