Shikoni si kjo grua e vjedh një Iphone 6s në një dyqan të Prishtinës (Video)

Në një dyqan të Prishtinës, në gruas i është vjedhur një telefon Iphone 6S.

Kjo vërehet edhe nga kamerat të cilat janë të vendosura, ku një grua e cila ishte në këtë dyqan sheh një iphone 6S në banakun e dyqanit dhe para se të paguaj gjërat që ka marr vet, merr edhe telefonin e fut në çantë, shkruan Indeksonline.

Personi që ka dërguar këtë video, lutet për identifikimin e personit në fjalë, duke thënë se ky rast është denoncuar  edhe në polici.

“Përshëndetje, nëse mundeni të më ndihmoni. Shoqes time dje  ia kanë vjedh telefoni Iphone 6s në një dyqan në Prishtinë ,tash po jua dërgoj videon nga kamerat e sigurisë, ju lutem kush mund ta identifikojë sepse ka gjëra shumë të rëndësishme në telefon , Faleminderit”, ka shkruar një qytetar në adresen e Indeksonline.