Shirat e rrëmbyeshëm vrasin 15 persona në Kairo

15 persona kanë vdekur dhe 47 të tjerë janë plagosur si rrezultat i shirave të rrëmbyeshëm dhe përmbytjeve që kanë filluar nga dita e enjte në Egjipt.

7 persona humbën jetën nga shirat ditën e enjte në qytezën Ras Gharib, raportoi departamenti shëndetësor ndërsa 8 të tjerë vdiqën pasi dy autobusë u përmbysën nga përmbytjet në qytezën Sohag 500 km në jug të Kairos.

Autoritetet vendave kanë mbyllur disa rrugë kryesore, pasi shumë automjete janë ‘zënë në kurth’ nga masa e madhe ujore.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë që disa qyteza kryesore të jenë nën ujë , dhe masa të rrepta janë marrë në pritje të përkeqësimit të motit të paqëndrueshëm.

A car drift outside of the road due to heavy rain, Qena, 575km south of Cairo, Egypt, 28 October 2016. 15 person were reported dead in different parts of Egypt after floods caused by heavy rain led to traffic accidents in central and southern Egypt. EPA/IBRAHIM ZAYED