Shitjet e parfumit të Ivanka Trump arrijnë majat në Amazon

Shitjet e parfumit të lëshuar në treg nga bija e presidentit amerikan, Ivankja Trump, arritën vendin e parë të shitjeve në rrjetin amerikan Amazon’s Best Sellers for Women’s Eau de Parfum. 

Kohët e fundit parfumi i Ivankës ishte refuzuar nga dyqanet e mëdha Nordstorm, gjë që solli kritika nga babai i saj.

Shitjet e zonjës Trump ishin në rënie vitin e kaluar, me humbjet më të mëdha para ardhjes së Donald në zyrë. Por vetëm javën e fundit ato arritën suksesin në kategorinë “Women’s eau de parfum” në Amazon, megjithë fushatën e kritikëve për bojkotimin e produkteve të lidhura me familjen Trump.