Shkatërrimet që “dalin në dritë” pas tërmetit në ishull grek

Pas tërmetit të fuqishëm që tronditi ishullin Kos në Greqi dhe që preku edhe disa zona të Turqisë, autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e rrënojave.

Tërmeti shkaktoi të paktën dy të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Porti i ishullit është dëmtuar më së shumti, ku përveç lëkundjeve u regjistrua edhe një tsunam.

Mediat greke kanë publikuar foto të asaj se çfarë ka ndodhur në ishull.