Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Gjermani, 7 të arrestuar

 

Pas hetimeve intensive të nisura në fillim të muajit të shkuar, një grup prej shtatë shqiptarësh janë arrestuar në qytetin gjerman Heilbronn, raportojnë sot mediat lokale.

Kreu i dyshuar i grupit raportohet se jetonte në një qendër strehimi për azilkërkues në Oedheim. Ashtu si edhe pjesëtarët e tjerë të grupit, që ishin vendosur në Heilbronn dhe Karlsruhe.

Në këmbim të dokumenteve false, shqiptarët ofronin sasi të mëdha marihuane.

Në fillim të muajit Prill, hetuesit arritën të sekuestrojnë 9 kg marihuanë.

Ndaj shtatë të akuzuarve, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuara nga Gjykata e Rrethit Heilbronn