Shkatërrohet organizata e shqiptarëve, gjendet sasi e madhe heroine e groposur në tokë

Një organizatë kriminale është shkatërruar nga policia, e cila shpërndante në treg sasi të mëdha heroine.

Sipas mediave greke, janë arrestuar 6 persona, mes të cilëve dy shqiptarë 21 e 19 vjeç dhe 4 shtetas të komunitetit rom.

Policia gjeti 65 kg heroinë dhe 113 kg përzjerës që ishin groposur në oborrin e një shtëpie në zonën Keratea të Athinës.

Anëtarëve të bandës iu sekuestruan gjithashtu edhe armë e fishekë të ndryshëm dhe sasi e  madhe parash.

Hetuesit grekë janë në kërkim të një 32-vjeçari shqiptar, që mendohet se është “truri” i organizatës kriminale. Disa prej anëtarëve kanë lidhje familjare mes tyre.