Shkelet nje kembesore nga vetura ne Tetove

Në udhëkryqin të “Marshal Tito” dhe “Jane Sandanski” në Tetovë, dje rreth orës 19 e 30 minuta, automjeti i udhëtarëve “Opel Corsa” me targa të Tetovës, i drejtuar nga 21-vjeçari A.I nga Tetova, ka goditur 19-vjeçaren A.D (këmbësore) nga Neproshteni, njofton SPB-Tetovë, transmeton TetovaSot.

Më një tjetër automjet këmbësorja A.D është dërguar në spitalin e Tetovës, dhe pas  trajtimit është liruar për mjekim në shtëpi.

Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi për të dhënë një pasqyrë dhe për të sqaruar shkakun e aksidentit, fillimisht thuhet se nuk i është dhënë përparësi këmbësores.