Shkencëtarët: Kemi marrë mesazhe nga alienët

Shkencëtaret kanë dëgjuar një sërë mesazhesh të pazakonta thellë nga hapësira, të cilat mendohet se vijnë nga alienët.
Një analizë e re e uljeve të çuditshme te disa yje tregon atë që besohet të ketë ardhur nga inteligjenca jashtëtokësore e që po përpiqet të na vë në dijeni për ekzistencën e saj.
Studimi i ri raporton zbulime të uljeve specifike në 234 nga 2.4 milionë yje që janë vëzhguar gjatë survejimit të qiellit. Sipas tij, një fraksion i vogël i tyre “silleshin” çuditshëm.
Ndërkohë që nuk ka një shpjegim të saktë se çfarë po ndodh, shkencëtarët dalin në përfundimin se mesazhet vijnë nga alienët.
“Ne kuptojmë se sinjalet e zbuluara kanë një njëjtën formë me sinjalet e inteligjencës jashtëtokësore, të parashikuara në një publikim të mëparshëm dhe përputhen me këtë hipotezë”, shkraun Ef Borra dhe E.Trotttier, shkencëtaër nga Universiteti Laval në Kubek.