Shkencëtarët paralajmërojnë ngrohje globale të rrezikshme në 2050

Bota mund të goditet me dy gradë celcius ngrohje – deri në atë pikë që shkencëtarët besojnë se ndryshimi i klimës do të bëhet i rrezikshëm – në fillim të vitit 2050, paralajmëruan një grup ekspertësh.

Në një raport të quajtur “E vërteta rreth ndryshimit të klimës”, ata thanë se shumë njerëz mendojnë për ngrohjen globale si një gjë abstrake, e largët dhe kontroverse.

Por planeti po ngrohet më shpejt nga sa ishte parashikuar, tha professor Robert Vatson, një nga autorët e raportit.

Nëse analiza e tyre është e saktë, kjo do të thotë se shumica e njerëzve që janë gjallë sot do të përjetojnë se ç’do të thotë të jetosh në një planet të nxehur.

Në Samitin e Klimës në Paris vitin e kaluar, liderët botërorë pranuan të përpiqen të limitojnë ngrohjen globale në nivelet më të ulëta që është e mundur.

Por në tre vitet e fundit ajo ka vazhduar të rritet.