Shkencëtarët: Sa më pak rrimë ulur, aq më gjatë jetojmë

Shkencëtarët: Sa më pak rrimë ulur, aq më gjatë jetojmë

Shkencëtarët kanë deklaruar se kufizimi i kohës të cilën e kalojmë duke qëndruar ulur në vetëm tri orë në ditë mund të na zgjasë jetën edhe për dy vjet.

Ngjashëm me këtë, nëse reduktojmë shikimin e televizorit në dy orë në ditë, jetën do ta zgjasim për 1,4 vjet.

Megjithatë, ekspertët besojnë që këto vlerësime, të cilat janë të bazuara në pesë hulumtime të mëdha, janë të pasigurta në parashikimin e rreziqeve individuale.“Ky është studim i popullsisë. Ai nuk mundet t’u thotë se çfarë efekti do të arrini nëse çoheni nga sofa. Megjithatë, nëse gjeneratat e ardhshme kalojnë më shumë kohë në lëvizje, ka shumë mundësi që do të jetojnë më gjatë.

Shumica prej nesh gjatë ditës kalon më shumë se tri orë në pozitën ulur prandaj ky synim tani është mjaft optimist”, ka thënë profesori David Spiegelhalter, ekspert për vlerësimin e rrezikut.

Çdo ditë kemi gjithnjë e më shumë dëshmi që sa më shumë kohë kalojmë duke qëndruar ulur, aq më të pashëndetshëm jemi.

Disa hulumtime kanë lidhur qëndrimin ulur dhe shikimin e televizorit me diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Hulumtuesit të cilët kanë punuar në këtë studim kanë pranuar se ekzistojnë të meta të cilat hulumtimin e tyre e bëjnë jo të besueshëm qind për qind.

Në hulumtim janë përfshirë 167.000 persona, megjithatë nuk janë evidentuar stilet e tyre të jetës. Nuk dihet se cilët prej këtyre personave kanë qenë me shëndet të dobët edhe para hulumtimit.