Shkëndiaj kërkon kapitenin e kombëtares Agollin

.

Kapiteni i kombëtares shqiptare e ka pohuar disa herë se dëshrion ta mbyllë karrierën tek skuadra e tij e lindjes, Tirana, por mund të ketë një tjetër etapë përpara se Agolli të vishet sërish bardheblu. Shkëndija e Tetovës duket mjaft e interesuar për ta afruar në skuadër 34 vjeçarin dhe ka nisur kontaktet e drejtpërdrejta me mbrojtësin kuqezi, madje duke përdorur si ndërmjetës një tjetër futbollist, Ardian Cuculin.

Oferta që i parashtrohet Agollit është 2 vjeçare me terma financiare të rëndësishëm të cilat për momentin nuk bëhen publike. Ndoshta edhe për vetë lojtarin  do të ishte një aventurë tërheqëse në një skuadër me shqiptarë që merr pjesë në kampionatin maqedonas të futbollit. Dëshira e Shkëndisë është maksimale, tashmë i mbetet Ansit të japër përgjigjen përfundimtare.