Shkëndija e Renova fitojnë, Shkupi humb nga Vardari (VIDEO)

Në fillimin e pjesës pranverore të ligës së parë futbollistike të Maqedonisë nuk pati ndonjë befasi të madhe për shkak se dy pretendentët për titullin e kampionit Vardari dhe Shkendija pa probleme të mëdha mundën kundështarët e tyre Shkupin dhe Sileksin.

Vardari hapi rezultatin që në fillim të lojës në minutën e dytl me anë të autogolit të Besart Krivanjevës, ndërsa epërsinë e ngriti Huan Felipe në minutën e 15, kurse Dejan Blayhevski në minutën e 92-të shënoi golin e tretë duke e vendosur kështu rezultatin përfundimtarë të këtij takimi.

Shëndija pa Ballistëve e mundi Sileksin me golat e Ferhan Hasanit në minutën e 45-të, ndërsa boshnjaku Dino Medjedoviç në minutë e 79-të vulosi fitoren e tetovarëve.

Renova me fitoren në transfertë mundi Bregalnicën me rezultatin 1 me 0 me golin e shënuar Muhamedin Huseini në minutën e 10-të.

Ja rezultatet e xhiros së 19-të