Shkëndija e Tetovës dënohet nga UEFA, kjo është arsyeja

Shkëndija e Tetovës është dënuar me 15 mijë euro nga UEFA për organizim të dobët në ndeshjen kundër Gent, në kuadër të garave të play-off të Europa Leagues

Komisioni disiplinor ka gjetur vërejtje të shumta në raport me organizimin e ndeshjes. Shkëndija ka lejuar që një pjesë e tifozëve të saj të hynë në terren pas përfundimit të lojës, derisa aktorët ishin poshtë.

Tifozët e Shkëndijës kanë gjuajtur mjete të forta në terren, kanë përdorur sllogane nacionaliste, dhe kanë bllokuar një pjesë të shkallëve të tribunës, që sipas rregullave të UEFA’s duhet të jenë të lira.

Në Evropë këto lëshime dënohen dhe Shkëndija duhet të paguaj 15.000 mijë euro në llogarinë e shtëpisë së futbollit evropian.