Shkëndija fiton bindshëm ndërsa Renova dhe Shkupi humbin, Vardari shpallet kampion

Vardari matematikisht ka siguruar titullin Kampion në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë për këtë sezon, pasi fitoi Makedonija Gjorçe Petrovit me rezultat të thellë 6:0 në kuadër të xhiros së 32-të.

Vardari e arrinë titullin kampion 4 xhiro para fundit, duke vazhduar kryesimin aktual në tabelë me 75 pikë, 13 më shumë se Shkëndija e vendit të dytë, shkruan portali Antpress.mk.

Ndërkohë Shkupi në garën për mbijetesë me Pobedën humbi në Çair me përmbysje 1:2, ndërsa lufta për vendin e katërt në tabelë i takoi Pelisterit që fitoi ndaj Renovës në Manastir me rezultat 3:0. Në ndeshjet tjera, Shkendija mundi Bregallnicën me rezultat 3:0, ndërsa Rabotniçki fitoi transfertën ndaj Sileksit me shifra minimale 0:2./portali Antpress.mk/