Shkëndija pëson humbje në ndeshjen e parë nga Trakai

Shkëndija ka pësuar humbje në ndeshjen e parë nga Trakai me rezultat 2:1
Skuadra e Shkëndijës ka pësuar humbje në ndeshjen e parë kualifikuese për fazën e grupeve të Europa Leagues, pasi është mposhtur 2:1 nga skuadra lituaneze, Trakai.

Vendasit kaluan që në minutën e parë në epërsi me anë të Maksimov, ndërsa 6-të minuta para fundit të pjesës së parë Shkëndija barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Stenio Junior.

Në pjesën e dytë vendësit shënuan edhe golin e dytë, ku sërish golashënues ishte Maksimov.

Deri në fund të takimit Shkëndija mbeti me dy lojtarë më pak, pas ndëshkimit me karton të kuq të Junior 57’ dhe Cuculi 62’.

Shkëndija ka edhe një mundësi për të kaluar në fazën tjetër, kur do të pres skuadrën lituaneze në stadiumin e saj.