Shkodër, mbytet një fëmijë 9 vjeç në lum

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku një fëmijë 9 vjeç është mbytur në ujërat e lumit Gjadër.

Mësohet se fëmijë ishte duke u larë së bashku me nënën e tij, e cila ka tentuar ta shpëtojë, por nuk ka mundur të ia dalë.