Shkodran Mustafi falënderon mbështetësit

Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka falënderuar tifozët e klubit të tij për mbështetjen që u kanë dhënë gjatë këtij sezoni.

Shkodrani këtë falënderim e ka bërë gjatë një shkrimi që ka postuar në Facebokk, ku është shprehur krenar që është pjesë  e këtij klubi, raporton KosovaPress.

Shkodrani së bashku me Granit Xhakën kanë kaluar një sezon shumë të mirë, duke qenë ndër lojtarët kryesor të klubit.

Arsenal ka përfunduar këtë sezon në pozitën e 5-të, e cila pozitë ia mundëson pjesëmarrjen në Ligën e Evropës./KosovaPress/