Shkodran Mustafi në “Times”

Ky është titulli që i ka vendosur gazeta e njohur “Times” një artikulli për mbrojtësin e Arsenalit, shqiptaro-gjermanin Shkodran Mustafi.

Gazeta e quan “Zotëria i Pamposhtur” pasi ai nuk ka humbur në 16 ndeshjet që ka luajtur për Arsenalin.

“Mustafi është një hero shumë modern për epokën e Brexit, Trump dhe paranojës fetare. Ai është një mysliman, që e pranon se të lutet pesë herë në ditë është e vështirë me udhëtimet e Champions League, Ramazanin dhe Euro2016. Ai kërkon perfeksionin dhe dëshiron të shkojë në Mekë të paktën njëherë, por po ashtu sheh përtej besimit të tij për të studiuar fetë e tjera. Ai thotë se është i lodhur nga ata në shtëpi që thonë se ai është gjysmë gjerman dhe e identifikon atë me atë ekip që luan. “Unë nuk i harroj kurrë rrënjët e mia,” shprehet ai”.

“Babai i tij, Kujtimi, që tani është agjenti i tij, dikur riparonte rrugët dhe ia dedikoi jetën pasionit të Mustafit. “Më merrte në çdo ndeshje, çka nuk është normale. Ndonjëherë, ai vinte nga puna pa fjetur gjumë dhe më dërgonte në stërvitje. Tani i flas dhe e pyes se përse ishte kaq i fiksuar dhe ai thotë se nuk donte të më linte kohë për shokët të këqinj dhe gjëra që nuk duhet t’i bëja”. Mustafi thotë se gjithçka që mund të mësosh në fushë, e përdor në aspekte të tjera”, shkruan gazeta, teksa thekson se imazhi i një futbollisti të përgjegjshëm nuk para shkon me klishetë për milionerët e fiksuar me jetën luksoze.

LEXO:  Mustafi: Tifozët e meritojnë të shpërblehen

Mustafi e dhuron një rrogë ditore për fondacionin e Arsenalit, që ka shumë projekte, mes tyre edhe ndërtimin e fushave të futbollit në Irak.

“Nuk është e çuditshme, duke pasur parasysh udhëtimin e gjyshit të tij, emigracionin dhe negativitetin që e rretheon. “Është e vështirë,” thotë ai. “Ka njerëz që kërkojnë ndihmë dhe vijnë në një vend të ri për të rritur familjet. Pastaj ka njerëz që vijnë dhe nuk e kuptojnë mundësinë që u jepet. Ata e shohin plotësisht gabim dhe bëjnë gjëra që nuk duhet t’i bëjnë. Por ju duhet të kuptoni se kur njerëzit vijnë në Britani të Madhe dhe Gjermani, ju nuk e dini se çfarë kanë parë në jetën e tyre të mëparshme. Disa prej tyre nuk i shohin gjërat siç i shohim ne”.

“Është e vështirë për të gjykuar. Kur shkoj në Shqipëri, aty ka fëmijë 6 vjeç që punojnë. Nuk ka shkolla, ndaj ata vijnë këtu dhe është e vështirë. Nëse do u dërgoj në Shqipëri, do u duhet kohë ta merrni veten. Nuk mund t’i shohësh ata si ‘ne dhe ata’”.