Shkolla fillore ne lagjen Vizbeg do të fillojë të ndërtohet në vitin 2017

 

Shkolla fillore ne lagjen Vizbeg do të fillojë të ndërtohet në vitin 2017

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu priti sot në takim kryetaren e këshillit inicues për ndërtimin e shkollës fillore në lagjen Vizbeg të Shkupit, znj.Halide Palloshi. Në këtë takim ministri Lutfiu dhe znj. Palloshi biseduan rreth iniciativës së prindërve nga kjo lagje për ndërtimin e objektit të shkollës fillore, me ç’rast ministri Lutfiu e njoftoi se MASH ka përgatitur projektin për ndërtimin e shkollës dhe punimet do të fillojnë në vitin 2017. Për këtë qëllim, ministri Lutfiu tregoi se janë siguruar edhe mjetet nga buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Gjatë këtij takimi Ministri Lutfiu kryetares së këshillit inicues dhe anëtarëve të tjerë të komisionit ju prezantoi projektin për ndërtimin e shkollës duke theksuar se kjo shkollë është edhe në programin e ministrisë për vitin 2017