Shkup, hiqet transporti falas për qytetarët

Prej sot është hequr transporti falas për të gjithë qytetarët në autobusët e NTP Shkup dhe te transportuesit privatë.

Nga Qyteti i Shkupit thanë se në pajtim me të dhënat nga Ministria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapësinor, e cila është kompetente për ndjekjen e cilësisë së ajrit, koncetracionet e mesme ditore të PM10 janë nën pragun e definuar dhe episodi i dhjetë ditëve të njëpasnjëshme është ndërprerë.

Autoritetet e qytetit do të vazhdojnë me mbikëqyrje intensive inspektuese mbi instalimet që janë nën kompetencat e tyre.