Shkup: Nxënësi bie nga kati i parë i shkollës, përfundon në spital

Nxënësi 12 vjeçar është lënduar pasiqë është rrëzuar nga kati I parë I shkollës “Petar Zdravkovski-Penko” në Shkup, duke tentuar të hyjë nëpërmjet dritares së shkollës.

Gjatë tentimit për të hyrë në shkollë nëpërmjet dritares në lartësi prej 2 metra, nxënësi është kapur për perden e cila është shkyer dhe nxënësi është rrrëzuar.

Me veturën e ndihmës së shpejtë, fëmiu ëhstë dërguar në klinikën Nënë Tereza, ku janë konstatuar lëndime trupore dhe është këshilluar mbikqyrje e mëtjme e gjëndjes së tij shëndetësore.