Shkup përsëri do të bëjë ndryshime me biletat e autobuseve

Ndërmarrja Transportuese Publike (NTP) në Shkup dhe autobusët privat kanë vendosur ta ndërprejnë shitjen e biletave elektronike. Nga 1 shkurti do të ketë bileta vetëm për dy vozitje, me qëllim që qytetarët t’i shfrytëzojnë edhe më tej dhe të mos presin të paguajnë në autobus ose të blejnë bileta të reja.

Sipas disa mediumeve këto ndryshime do të bëhen për shkak se një pjesë e udhëtarëve i kanë hudhur biletat pas përdorimit të tyre.

Udhëtarët sipas paralajmërimeve tani do të mund të shfrytëzojnë kombinime të ndryshme të biletave elektronike: bileta ditore, bileta për një orë, bileta për shumë drejtimshe deri tek biletat me 10 vozitje e të tjera.