Shkup, rikthehen në qarkullim autobusët me numër 9 dhe 19

Me aprovimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit nga sot autobusët të Ndërmarrjes të Qarkullimit Publik (NQP) me numrat 9 dhe 19 janë rikthyer për qarkullim në linjat e zakonshme. Qarkullimi i autobusëve të kësaj ndërmarrjeje me numrat  9 dhe 19 ishte u ndaluan për qarkullim duke ju dhënë përparësi autobusëve privat. Për shkak të ankesave të shumta të qytetarëve se në këtë mënyrë u ngadalësua dhe vështirësua lëvizja brenda qytetit u vendos që qarkullimi i autobusëve të ndërmarrjes publike të rikthehen në qarkullim bashkë me ato privatë.