Shkup, tre të lënduar rëndë dhe një viktimë në 12 aksidente dje

Tre persona janë lënduar më rëndë në tre prej gjithsej 12 aksidenteve të cilat kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në katër më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material.

Ndërkohë një aksident rezultoi me pasoja fatale. Fatkeqësia ndodhi në orën 11:30 në rrugën e pakategorizuar fshati Kopanicë ku një traktor “ford” pa targa është përplasur me një automjet. Njëri nga të aksidentuarit ka ndërruar jetë ndërsa dy të tjerë janë lënduar rëndë

Dje policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për shkak të një numri të madh të shkeljeve tek gjashtë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe janë përjashtuar nga komunikacioni, tre shoferë kanë kaluar në semafor të kuq, 11 shoferë gjatë drejtimit të automjetit motorik e kanë shfrytëzuar celularin, si dhe tek 13 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, gjegjësisht të paregjistruar. Janë hasur 32 automjete të parkuara në mënyrë jo të drejtë.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci”, janë mënjanuar 42 automjete.

Sot Reparti për parandalim do të mbajë masë të veçantë edukative – leksione nga komunikacioni, në të cilën do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë kryer shkelje mbi baza të ndryshme në cilësinë e këmbësorëve.