Shkupi i mbytur, mbrëmë kulmi i ndotjes

Edhe mbrëmë Shkupi është mbytur nga ajri i ndotur. Sipas matjeve, shkupjanët sot kanë thithur ajër dhjetë herë më të ndotur se sa që lejohet.

Stacionet matëse në disa pjesë të qytetit kanë matur 1218 mikrogram grimca PM10 për metër kub. Ajër më të ndotur kanë thithur banorët e Karposhit, Gazi Babës, ndërsa stacionet matëse lokale matën 520 mikrogramë grimca PM10 për metër kub.

Përveç në kryeqendër, ajër tri herë më të ndotur sesa është lejuar thithin edhe qytetarët e Tetovës.

Edhe në Kumanovë janë matur 223 mikrogramë të grimcave PM10 në ajër.

Vetëm qytetarët e Manastirit sot thithnin ajër që është në kuadër të ndotjes së lejuar.