Shkupi kryeqyteti më i ftohtë i Ballkanit, Tirana më e ngrohta

loading...

Me temperaturat e matura, minus 18 gradë Celsius, Shkupi mëngjesin e sotëm ishte kryeqyteti më i ftohtë i rajonit, ndërkohë që Sarajeva me minus 17 gradë Celsius radhitej e dyta.

Mot shumë i ftohtë mbizotëron edhe në kryeqytetet e tjera të rajonit.

Ndërsa, sot në mëngjes, në Lubjanë, Zagreb dhe Prishtinë ishte minus 13 gradë Celsius, në Beograd minus 10, ndërsa pak më e ngrohtë ishte Podgorica me minus 6,0 gradë Celsius dhe më e ngrohta ishte Tirana me minus 4,0 gradë Celsius.

Përveç Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Juglindore, pjesa më e ftohtë e kontinentit evropian ishte Evropa Qendrore.

Temperatuarat më të ulta ishin në Pragë me minus 16 gradë Celsius, në Varshavë dhe Bratislavë ishte minus 14 gradë Celsius, në Vjenë minus 12, në Budapest minus 10 gradë Celsius.

Është interesante se Moska ishte më e ngrohtë nga kryeqendrat e sipërpërmendura, ku u shënua minus 10 gradë Celsius.

loading...