Shkupi me më shume hotele

Në vend ka gjithsej 4.948 kapacitete prej të cilëve 4.378 objekte hotelerike, ndërsa 570 janë objekte për akomodim të të mysafirëve, publikoi Enti Shtetëror për Statistikë në bazë të regjistrimit të realizuar të kapaciteteve në hotelieri nga 1 e deri më 12 nëntor të vitit 2016.

Koncentrim më të madh të objekteve hotelierike ka në territorin e rajonit të Shkupit ku janë regjistruar 1.314 objekte ose 26,6 për qind nga objektet e përgjithshme të regjistruara në Republikën e Maqedonisë. Komunat me koncentrim më të madh të objekteve hotelerike janë: Tetova 10,2 për qind, Qendra 7,8 për qind, Kumanova 5,2 për qind, Gostivari 4,9 për qind, Ohri, 4,8 për qind, Manastiri 4,2 për qind, Struga 3,8 për qind, Karposhi 3,5 për qind, Çairi 3,2 për qind dhe Prilepi 2,9 për qind, ku janë të locuara gjithsej 5,5 për qind nga kapacitetet hotelerike në Maqedoni.