Shkupi Nesër Luan Ndeshjen E Parë Të Balotazhit Ndaj Novacit

FC Shkupi nesër do ta luaj ndeshjen e parë të balotazhit ndaj Novacit për Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.  Në kuadër të balotazhit ashtu edhe siç është bërë e ditur nga Federata e futbollit të Maqedonisë do të luhen dy ndeshje ndërmjet Shkupit dhe Novacit dhe që të dyja do zhvillohen në stadiumin e qytetit në Shtip.

Ndeshja e parë luhet nesër dhe është e programuar të zhvillohet nga ora 17:00, ndërsa takimi i dytë do të luhet në po të njejtin termin të mërkurën (7 qershor).

Kujtojmë që Shkupi e mbylli sezonin në pozitën e 8-të në renditjen tabelare në elitë, ndërsa Novaci përfundoi i treti në Ligën e Dytë të Maqedonisë.

Nga Liga e Parë u larguan Bregallnica dhe Makedonija Gjorçe Petrovi, ndërsa automatikisht siguruan vend në mesin e më të mirëve të futbollit vendor, Akademija Pandevi dhe FK Skopje.