Shkupi pushtohet nga grafite kërcënuese

Shkupi është mbushur nga grafite me porosi të ndryshme, ndër të cilat është ai kërcënues “Revolveri dhe Kamata!”, por edhe porosia “Me mburojën ose ndaj tij”.

Këto janë porosi që i përcillen dikujt, që nënkuptohet opozitës maqedonase, e cila është në prag të formimit të Qeverisë.

Këto foto janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se asnjëherë nuk do të lejohet federalizimi i Maqedonisë dhe aplikimi i dygjuhësisë.