Shkupjani qëllimisht shkel këmbësorin

Dje rreth orës 19 e 20 minuta në Shkup para dyqanit “Goce Prom”, në rrugën “Jordan Pop Jordanov”, ka prishur rendin dhe qetësinë publike A.B.(1989) duke shtypur me makinë qëllimisht M.A.(1989), transmeton Gazeta Express.I lënduari menjëherë është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm “Naum Ohridski” ku i është ofruar ndihma e parë.Policia ka arrestuar autorin nën akuzën për vepër penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshën”.