Shkupjani tri herë tha JO para se të nënshkruhet në librin e martesës

Shkupjanët gjithnjë e më vonë po vendosin për t`u martuar dhe thuajse në 70% të rasteve bashkëshorët janë më të vjetër se 33 vjet, transmeton TetovaSot.

Cena Angelovska, punëtore civile në shërbimin e Shkupit theksoi se sot martesë midis njëzet vjeçarëve është gjë e rrallë, ndërsa është ulur edhe numri i martesave të adoleshentëve.

“Më la përshtypje martesa para disa kohësh midis një gjyshi prej 78 vjeç dhe gjyshe prej 72 vjeç, të cilët janë njoftuar në shtëpinë e pensionistëve”, theksoi Angelovska.

Punëtori civil, Zoran Kuzmanovski, deklaroi se në periudhën e dasmave nënshkruan kontrata martesore deri në 15 në ditë. Përskaj kësaj, ai theksoi se para tij jo rrallë herë ndodhin edhe momente të pazakonshme.

Para disa kohësh, ka ndodhur që një bashkëshort tre herë të thotë JO para se të nënshkruhet në librin e të martuarve.

Pasi që të gjithë kanë qenë të shokuar nga përgjigja e këtillë e pa pritshme, bashkëshorti është qeshur ëmbël se të gjithë i kanë besuar shakasë.

Pjesa më e madhe e martesave bëhet në maj, qershor, shtator dhe tetor, kur gjatë vikendit nënshkruhen edhe nga 17 martesa në ditë./Antpress.mk/