Shoferi i dehur i autobusit përplas disa mjete të parkuara

Drejtonte autobusin i dehur, humb kontrollin dhe përplaset me disa automjete të parkuara në anë të rrugës. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Elbasan dhe policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Theodhor   Leku,  59 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas, u arrestua nga efektivat e policisë, pasi  duke drejtuar mjetin autobus tip “Reno” me targa AA 283 KZ, në rrugën “17 Marsi” ka përplasur mjetet e parkuara duke u shkaktuar vetëm dëme materiale.  Gjatë provës së alkool-test u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për  veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”.