Shoferin serb e zë gjumi, kamioni bie nga 12 metra lartësi në Fushë-Krujë

Dy persona, të dy shtetas serbë kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor, kur kamioni doli nga rriga dhe ra nga 12 meter lartësi në Fushë-Krujë.

Mësohet se maja ishte i ngarkuar me maja birre dhe vinte nga Kroacia. Ai drejtohej nga një shtetas serb dhe me të ishte ehde një serb tjetër.

Por duket se në mbikalimin e Fushë Krujës shoferin serb e ka zënë gjumi. Kamioni serb doli nga rruga duke rënë nga 12 metra lartësi, shkruan “Ballkanweb”, përcjellë Klan Kosova.

Shkak për aksidentin dyshohet të ketë qenë përgjumja e shoferit, i cili kishte hyrë nga Hani i Hotit dhe po udhëtonte në drejtim të Tiranës. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën.