Shokohen historianët: Adolf Hitler mund të kishte origjinë shqiptare, trashigimtari i fundit i derës së Arianitasve të arbërit

 

Në fillimet e shekullit të IV (pas Krishtit), perandoria Romake filloj të ndahet në njesi administrative më të vogla.
Perandori Dioklecian (me origjinë ilire, i lindur ne Dioklea – Salona me 244, vdiq në Spalato në 311), me anë të Tetrakisë (tetra – tettares – katër dhe árchein – qeverisje), e ndau Perandorinë Romake në katër rajone, ndërsa Perandori Konstandin I (lindi në Nissus të Ilirisë me 274, vdiq në vitin 337), e coptoje dhe me shumë territorin e gjerë të perandorise Romake.
Njësia më e madhe administrative u bë prefektura, që përmbante disa dioqeza, të formuara nga një numër i madh provincash. Prefektura e Ilirikut (praefectura praetorio per Illyricum), përfshinte dioqezat e Dakise e të Maqedonisë, ku në këtë të fundit bënin pjesë pronvincat e Prevalit, Dardanisë, Epirit të Vjetër dhe Epirit të Ri, që përfaqësonin hapësirën gjeografike të banuar nga iliro-arberit, përgjatë gjithë mesjetës e deri në kohët e reja. Funksionari më i lartë i prefekturës së Ilirikut, prefekti pretorian për Ilirikun, e kishte selinë e vet në Selanik.