Shokon Ceca: Clintonëve nuk ua fal kurrë atë çka i bëbë Serbisë, shyqyr që fitoi Trump

Përderisa shumica e shqiptarëve, e sidomos yjet e estradës, e kanë pritur jo mirë zgjedhjen e Donald Trump-it, si president i ardhshëm i SHBA-s, në skenën e estradës së shtetit tonë fqinjë, Serbisë, këtë lajm e kanë pritur me kënaqësi dhe admirim të madh, transmeton Zeri.info.

Dhe njëra prej tyre është edhe e veja e kriminelit të madh serb Arkan, Svetlana Ceca Raznatoviq. Gjatë një interviste, ajo ka zbuluar se me tërë zemrën e ka mbështetur Trump-in, sepse ajo kurrë nuk mund t’ua falë Clinton-ëve, kjo për shkak të bombardimeve që i kanë bërë Serbisë në vitin 1999.

“Jam shumë e lumtur që Trump ka fituar. E uroj nga zemra. Ai gjatë tërë fushatës ka treguar dashamirësi ndaj Evropës dhe Rusisë. Shpresoj se si president do të vazhdoj me këtë politikë dhe do të sjell progres në mbarë botën, përfshirë edhe Serbinë. Kur kujtoj vitin 1999 dhe bombardimin e Serbisë, kurrë nuk mund t’ua falë Clinton-ëve. Shumë njerëz kanë vdekur shkaku i tyre dhe pasojat i ndjejmë edhe sot. Për shkak të uraniumit të varfëruar me të cilin na kanë sulmuar, shumë fëmijë janë sëmurë. Nuk ndjehem mirë kur mendoj për këtë.

Prandaj me gjithë zemër janë me Donaldin”, ka deklaruar këngëtarja serbe.