Shokon shkencëtari: Ja si duken alienët, ata jetojnë mes nesh

Bussiness Insider mblodhi një sërë të dhënash shkencore, për të na treguar se si duken këto krijesa.

Nuk ka njeri që të mos ketë pyetur veten qoftë dhe vetëm njëherë: Ka apo nuk ka jashtëtokësorë, nëse po, ç’tipare kanë? A janë ata të ngjashëm me njerëzit?

Bussiness Insider mblodhi një sërë të dhënash shkencore, për të na treguar se si duken këto krijesa.

Në mënyrë të veçantë, ekspertët besojnë se përveç formës, madhësisë dhe ngjyrës së njëjtë, alienët kanë edhe disa veçori themelore që ia vlen të nënvizohen:

Jetojnë në tokë për të zhvilluar teknologjinë e raketave, kanë shikim binocular për matje distancash, Sy afër njëri-tjetrit për reduktimin e kohës së marrë dhe përpunimin e sinjaleve. Dy këmbë për të lëvizur si dhe dy duar me nga tre gishta për kapjen dhe përdorimin e veglave.

Sipas biologut evolucionist, Riçard Dokins, i cili solli shembullin e vizionit, në një botë plot dritë (si Toka), sytë e formave lokale të jetës u evoluan në mënyrë të ngjashme me atë të formave të jetës në planetin tonë.

Shkencëtari amerikan, dr. Boyd Bushman, i cili dikur ka punuar në të ashtuquajturën Zona 51 (bazë ushtarake në Nevadën jugore, ekzistenca e së cilës është mohuar per një kohë të gjatë) ka thënë se alienët jetojnë mes nesh.

Ai pak para vdekjes së tij ka folur për karrierën e tij dhe përvojat në Zonën 51, për nevoja të incizimit të një filmi dokumentar, duke treguar se jashtëtokësorët jetojnë në mesin tonë.

“Shumë amerikanë kalojnë 24 orë në ditë duke hulumtuar fluturake jashtëtokësore. Përpiqemi të mësojmë nga ata”, ka thënë ish eksperti nga Zona 51, me ku ka pranuar të përshkruajë edhe pamjen e jashtëtokësorëve. Lami.net transmeton se sipas fjalëve të tij, ata mund të ndahen në dy grupe.

Sikurse në një fermë bagëtish, ekziston grupi që kujdeset për bagëtinë, ndersa të tjerët janë hajdutë. Të parët janë shumë më miqësorë dhe angazhohen për marrëdhënie më të mira ndërmjet njerëzve”, ka thënë dr. Bushman pak para vdekjes së tij, duke shtuar se jashtëtokësorët janë të gjatë rreth 1.5 metra.

Përveç kësaj, ai ka thënë se sytë dhe hundët e tyre dallojnë nga ato të njerëzve, por ka shtuar se edhe ata kanë nga pesë gishta në këmbë dhe duar.

“Një apo dy nga ata janë të vjetër rreth 230 vjet”, është rrëfyer dr. Bushman, transmeton lajmi.net. Me këtë rast ai ka zbuluar se të paktën 18 prej tyre bashkëpunojnë me qeverinë e SHBA-ve dhe manipulojnë me stabilimente të ndryshme, si dhe që mund t’iu lexojnë mendimet njerëzve.

“Janë në gjendje të bisedojnë me njerëz me anë të telepatisë”, ka sqaruar eksperti amerikan nga Zona 51, duke thënë në fund se jashtëtokësorët janë të veshur me pantallona me tregerë, në mënyrë që të mund të kapen kur qëndrojnë në ajër.

Rrëfimin e tij mund ta shihni në këtë video që zgjat gati 33 minuta.