Shokuese, Angelov: Shqiptarët janë majmuna

Shqiptarët janë majmunë”, është poshtërimi i radhës që adresohet në kurriz të shqiptarëve, nga partneri i koalicionit të Zaevit, Stojançe Angelov, kryetar i partisë Dinjiteti.

Në rrjetet sociale është postuar një bisedë midis partnerit të koalicionit të kryeministrit Zoran Zaev, Stojançe Angelov dhe një miku të tij nga Serbia, që daton nga viti 2011.

Në këtë bisedë, ndër të tjerat, është duke u diskutuar edhe për çështjen e Kosovës, për të cilën Angelov thotë se është pjesë e pandarë e Serbisë, dhe se Shqiptarë ka shumë dhe ata “janë majmunë”.

Për më tepër, Stojançe Angelov është edhe kundër ligjit për gjuhën shqipe. Ai pati thënë se ata si parti janë kategorikisht kundër dygjuhësisë në uniformat e policisë dhe se do këmbëngulin që një gjë të tillë të mos ndodhë.

Criteo 320×50 mobil
“Sa i përket vendosjes të mbishkrimeve në gjuhën shqipe në uniformat policore, neve jemi
kategorikisht kundër, mendojmë se është e pa arsyeshme, në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Marrëveshjen e Ohrit, dhe presim që edhe Komisioni i Venecias të deklarohet kundër”, pati thënë Angelov në një intervistë në televizionin “24 Vesti”.

Por, LSDM-ja me në krye Zoran Zaev i, edhe pse i poshtërojnë, pa pikë turpi vazhdojnë ti shikojnë shqiptarët në sy dhe ti kërkojnë votat e tyre. Njeriu që i konsideron shqiptarët si majmunë, në këtë kampanjë parazgjedhore, kokë më kokë me Zaevin, shkon nëpër vendbanimet të banuara me shqiptarë, dhe premtojnë se do të sjellin jetë për të gjithë, ku të gjithë do të jenë të barabartë.

Më poshtë mundë të shihni një pjesë të bisedës: