Shokuese, gruas i gjejnë në valixhe zorrët e burrit


Zyrtarët doganor mbetën të habitur se çfarë gjetën në çantat e udhëtimit të një gruaje nga Maroku.

Ajo zbriti në aeroportin e Graz-it në Austri, ku zyrtarët doganorë kanë gjetur çuditërisht zorrët e bashkëshortit të saj në valixhe.

“Zorrët ishin mbështjellë me kujdes në dy kontejnerë”, raportojnë mediat vendase cituar nga BBC.

Megjithatë, gruaja duket se ka pasur një arsye se pse kishte marrë zorrët e bashkëshortit të vdekur. Ajo dyshonte se ai ishte helmuar dhe në këtë mënyrë synonte të kryente një test toksikologjik në indet e burrit të saj. Ai vdiq gjatë një operacioni në Marok, njoftoi gazeta “Kleine Zeitung”.

Kur gruaja erdhi në Grac, një mjek u thirr për të shqyrtuar zorrët, por tha se një hetim i duhur nuk mund të kryhet pa të gjithë trupin.

Policia tha se gruaja nuk kishte thyer asnjë ligj. Zorrët janë ruajtur përkohësisht përpara hetimit të mëtejshëm të mjekësisë ligjore.