SHOKUESE: Milani bën gabim katastrofal

Milani është me plane të qarta për të ardhmen nën aventurën e pronarëve kinez, teksa pjesë e saj mesa duket do të jetë dhe trajneri Vincenco Montella. Konfirmimi ka ardhur nga administratori i ri i deleguar i kuqezinjve Marco Fasone.

“Trajneri ka besim të plotë nga ne dhe nga pronarët. Të jetë e qartë që nuk kemi asnjë dyshim për të ardhmen dhe nuk duam që të flitet më kot për gjëra të tilla”.

Ndërkohë më tej ai ka folur edhe për merkaton, teksa kuqezinjtë pritet të jenë shumë aktiv.

“Është e qartë që do të bëjmë disa afrime, me ndonjë lojtar me eksperiencë dhe cilësi për të përmirësuar ndjeshëm skuadrën. Presidenti Li ka pranuar kërkesën tonë dhe do të na vërë në dispozicion fonde të rëndësishme.

Kemi bërë një aktivitet financimi prej 120 milionë eurosh, nëpërmjet të cilave do të kemi fonde për të përballuar merkaton e verës, ndërsa humbjet do të kompensohen nga aksionarët, ndaj jemi të qetë, pasi pronarët e klubit duan një Milan të fortë që prej sezonit të ardhshëm”.