Shoqata Civica Mobilitas realizoi hulumtim të internet portaleve në Maqedoni

Shoqata qytetare Civica Mobilitas ka kryer një hulumtim në lidhje me mediat online. Nga kjo qendër është realizuar një anketë në periudhë 7 ditore, ku gjatë këtij intervali kohor janë gjetur 4 lajme të rrejshme mbi rrëfime të paidentifikuara, kurse janë verifikuar 943 lajme.

Janë monitoruar gjithsej 14 portale, ku 8 prej tyre kanë qenë transparent, gjegjësisht 64 për qind, jo transparent 5 portale, apo 25 për qind, dhe skajshmërisht transparent ka qenë 1 portal, gjegjësisht 11 për qind nga numri i përgjithshëm i portaleve të hulumtuara.

7 lajme janë publikuar duke treguar gjuhë të urrejtjes, kurse tek 940 të tjerë kjo gjë nuk është vërejtur. Sipas tyre gjuha e urrejtjes i takon grupit të margjinalizuar.

Përballja me jo transparencë në gazetari bëhet veçmas kur nuk dihen autorët e teksteve, ndërsa nuk dihet se kush janë pronarët e atyre mediave dhe kush qëndron pas tyre