Shorti për Ligën e Kampionëve, Barça dhe Juve në një grup

Janë mësuar skuadrat që do të konkurrojnë kundër njëra-tjetrës në grupet e Ligës së Kampionëve për edicionin 2017/2018, raporton KosovaPress.

Shorti i tërhequr sonte në Monaco, ka vendosur 32 ekipe në 8 grupe dhe ka sjellë disa përballje shumë interesante siç janë, Chelsea vs Atletico Madrid, Bayern Munich vs PSG, Juventus vs Barcelona, apo edhe Real Madrid vs Dortmund.

Ndeshjet e para do të luhen më 12/13 shtator, ndërsa finalja e Ligës së Kampionëve më 26 maj, në Kiev të Ukrainës.

Grupet e Ligës së Kampionëve:

Grupi A: Benfica, Manchester United, Basel, CSKA Moska

Grupi B: Bayern Munchen, PSG, Anderlecht, Celtic

Grupi C: Chelsea, Atletico Madrid, Roma, Qarabag

Grupi D: Juventus, Barcelona, Olympiacos, Sporting Lisbon

Grupi E: Spartak Moska, Sevilla, Liverpool, Maribor

Grupi F: Shakhtar Donetsk, Manchester City, Napoli, Feyenoord

Grupi G: Monaco, Porto, Besiktas, Leipzig Grupi H: Real Madrid, Borussia Dortmund, Tottenham, APOEL./KosovaPress/