Shpallen fituesit e sivjetëm të çmimit ”11 Tetori” në Maqedoni

Ministria e kulturës e ka shpallur listën e sivjetme të fituesve të çmimit ”11 Tetori”. Sipas njoftimit, fitues janë piktori Bllagoja Manevski, shkrimtari dhe gazetari Raim Ganiji, pianistja Elena Misirkova, si edhe aktorja dhe pianistja Altina Klinçe

Vendimi është marrë nga Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror, ndërkaq hyn në fuqi në ditën e sjelljes së vendimit dhe do të publikohet në Gazetën zyrtare të Maqedonisë.

Çmimet do të shpërndahen më 11 tetor të këtij viti, në ora 12, në kuvendin e Maqedonisë. Ky çmim paraqet mirënjohjen më të lartë për vepër jetësore në sferën e shkencës, artit, ekonomisë dhe veprimtarive tjera të karrakterit publik në Maqedoni