Shpallen Superbrendet në Maqedoni për vitin 2015/2016

Kompani, personalitete dhe prodhime dje janë shpallur për Superbrende në Maqedoni. Mirënjohjet për markat më të fuqishme të tregut në vend për vitin 2015 dhe 2016 i ndau Superbrands, organizata ndërkombëtare në Maqedoni.

Fitues janë, Anhoch, Backstage, City Radio, Dauti, Duki Daso, Duna, Eurofarm, Eurolink, Kapital, Banka komerciale, Kruna MC, Lubojna, Pliva, Pofiks, Propoint, Prospera, Semos, Panairi i Shkupit, Soleta, Special, Tea Moderna, Telekom, Transmet, UTMS, Zhikoll dhe Zhito janë brendet të cilat janë pjesë e grupit të yjeve të Superbrands.

Mirënjohje Superbrands fitoi hendbollisti Kire Lazarov. Kontributi i tij për sportin në Maqedoni dhe më gjerë nuk njeh kufij dhe me këtë mirënjohje në mënyrë shtesë përforcohet kredibiliteti sportiv dhe autoriteti i hendbollistit më të mirë të Maqedonisë.

Në ndarjen solemne të mirënjohjeve u prezantua edhe edicioni i ri i Superbrands publikimit në të cilin çdo brend e shpjegon tregimin e tij të suksesshëm.

Në Maqedoni ka rreth 15.000 emra të firmave dhe prodhimeve. Rreth 1.000 brende vendore dhe ndërkombëtare, të shpërndara në 28 kategori, janë gjetur në listën e finalistëve e cila u përgatit në bashkëpunim me kompanitë dhe agjencitë udhëheqëse të marketingut për testim të tregut. Për më të mirët u votua në bazë të cilësisë, sigurisë, njohjes dhe lidhshmërisë emocionale. Në proces të përzgjedhjes, krahas jurisë profesionale, morën pjesë edhe konsumatorët. Vetëm ata më të njohur dhe më të mirët e fituan shenjën e Superbrand-it.

Superbrand mirënjohjet ndahen në Maqedoni nga viti 2009