Shpat Kasapi prezanton të dashurën e re

Shpat Kasapi ka postuar një foto me të dashurën e tij të re në rrjetin social, Instagram. Ai duket duke e puthur të dashurën e tij brune, në fytyrën e së cilës kishte vendosur një ikonë zemre. Fotoja ka qëndruar në Instagramin e tij vetëm për një orë.

Këtë foto, këngëtari e ka postuar pas ngacmimeve të Arian Canit për prirjet e tij seksuale. Shpat Kasapi është bërë pjesë e kastës së “Your Face Sounds Familiar” dhe në natën e parë, ka performuar këngën e një prej personave më të gjykuar për homoseksualitet, Ricky Martin. Për të hedhur poshtë provokimet e Arianit, ai zgjodhi të postonte këtë foto.