Shpati zyrtarisht fillon karrierën si aktor (Foto)

Këngëtari Shpat Kasapi është i njohur për publikun për këngët e tij të suksesshme, të cilat e kanë pasuruar karrierën e tij prej këngëtari.

Projektin e tij të fundit e publikoi para një muaji, këngën “Nëse beson në Zot”, e cila u mirëprit mirë nga publiku dhe mori afro një milion klikime në YouTube.

Por, këngëtarin Kasapi do të kemi mundësinë që shumë shpejt ta shohim edhe si aktor!

Ndonëse nuk ka lëvruar ndonjëherë në këtë drejtim, këtë vit ai ka vendosur që ta sprovojë veten edhe në aktrim, duke u bërë pjesë e një prej filmave më të ri, i cili do të publikohet këtë vit, transmeton Telegrafi.

“Jeto ndryshe” titullohet filmi, në të cilin Shpati do të luajë, xhirimet e të cilit janë kryer nëpër të gjithë Evropën, gjersa kanë përfunduar para pak ditësh në Stamboll të Turqisë, pjese e ketij filmi eshte edhe aktori i njohur Enver Petrovci.

Në një fotografi të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, Shpati shfaqet përkrah aktorëve të këtij filmi në përfundim të xhirimeve në Stamboll.